Politike

VD-Berisha në Shkodër: Ata që janë brenda selisë së PD të largohen nga maska e Lul Bravës

12 Shkurt 2022, 16:04 Nga DOSJA
VD-Berisha në Shkodër: Ata që janë brenda selisë

SHKODËR – Ish-kryeministri Sali Berisha u kërkoi zyrtarëve demokratë të qytetit të Shkodrës që të largohen nga kryetari i PD Lulzim Basha. Pas prezantimit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, Berisha tha për mediat se Basha ka krijuar standartin më të paimagjinueshëm të qëndrimit në rradhë të parë ndaj vetes pastaj ndaj vlerave të tjera. Më tej, lideri historik i PD tha asgjë nuk e ndal më opozitën dhe koalicionin e “Shtëpisë së Lirisë” drejt fitores.


“Ata që janë brenda asaj selie duhet të largohen sa më parë nga maska e pluralizmit Lul Brava edhe të rikthehen në partinë e votës së lirë. Të përfaqësosh Lul Bravën njeriun i cili në këto 30 vite ka krijuar standaritin më të paimagjinueshëm të qëndrimit në rradhë të parë ndaj vetes pastaj ndaj vlerave të tjera. Një peng i vërtetë, prandaj besoj se duhet të pyesësh mirë veten se kë po përfaqëson. Asgjë nuk mund të pengojë “Shtëpinë e Lirisë” që të arrijë fitoren e merituar. Kjo PD është në këmbë, është opozitë e vërtetë, ajo që prisnin me padurim shqiptarët”, u shpreh Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll