Politike

Berisha ironizon Bushatin: Mos u bëj ‘shoku Xhemal’, bëj ca ditë pushim dhe takohemi prapë

12 Shkurt 2022, 15:07 Nga DOSJA
Berisha ironizon Bushatin: Mos u bëj ‘shoku Xhemal’, bëj

SHKODËR – Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi në Shkodër kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia. Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, ish-kryetari i Partisë Demokratike iu drejtua dy kandidatëve Majlinda Angoni (Partia Socialiste) dhe Xhemal Bushati (PD). Ai i kërkoi Angonit që të tërhiqej nga gara pasi po përfaqëson njeriun e gabuar, kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij hakmerret ndaj Shkodrës.

Por, ironitë Berisha nuk i kurseu për Xhemal Bushatin. Ai i kërkoi që të mos kthehej në “shokun Xhemal” dhe të bënte pushim. Berisha i ofroi Bushatit shans për t’u bërë pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD.


“Skam ndonjë fjalë për Angonin, ke bërë gabimin më të madh që përfaqëson Ramën në këtë bashki të mrekullueshme. Nuk të takonte as si Juban, as si Angon të përfaqësosh dikë që urren Shkodrën, që po e zbraz Shkodrën nga rinia. Ke kohë të mendohesh. Kurse, për Xhemalin (të qeshura), e kam nëj fjalë. Ishte një njeri midis nesh, nuk mohoj asgjë. Po të doje, merrje pjesë në primare dhe do kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë. Zgjodhe që stë takonte kurrë që përfaqëson atë që shkelmon veten e tij çdo ditë Lul Bravën. I nderuar z.Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal. Kaq kam për ty. Bëj ca ditë pushim, eja prapë dhe takohemi përsëri se gabime bëjmë të gjithë”, deklaroi Berisha sot në Shkodër.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia sali berisha xhemal bushati bardh spahia sali berisha xhemal bushati

Sondazh

Poll