Politike

Kafe me qytetarët e Shkodrës, Bushati: Do merrem me qytetin tim, jo me politikë të madhe

12 Shkurt 2022, 14:58 Nga DOSJA
Kafe me qytetarët e Shkodrës, Bushati: Do merrem me qytetin tim, jo me

SHKODËR – Kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Xhemal Bushati konsumoi kafen e mëngjesit me disa qytetarë shkodranë. Ai premtoi se do të jetë menaxheri i qytetit nëse zgjidhet kryetar bashkie dhe se do t’i rikthejë kësaj bashkie dhe qytetarëve dinjitetin. Më tej, ai tha se do të ketë së shpejti dy programe: njëri emergjent dhe tjetri strategjik për Shkodrën. Në fund, Bushati tha se do të merret me qytetin ku ka lindur dhe jo me politikën e madhe.

“Mendimet e mia, punën time nesër në menaxhimin e qytetit ta ndajmë së bashku me mendimet dhe problematikat që ju shihni. Do isha i nderuar në qoftë se ju do më mbështesni jo vetëm për votën por për punën tonë të përbashkët. Unë do të punoj për qytetin tonë, për bashkinë e Shkodrës me gjithë njësitë administrative dhe mendimi juaj do të ishte shumë i vlefshëm për mua. Do jem menaxheri i qytetit, jam njeri i punës, unë kam mbështetjen e PD por kërkoj mbështetjen e gjithë qytetarëve të Shkodrës për t’iu shërbyer atyre. Do punoj fort për qytetin dhe do ju kthej dinjitetin.

Kandidimin e kam marrë jo për vete por për qytetin. Do kem një program emergjent dhe më pas një program strategjik afatgjatë. Nuk do merrem me politikë të madhe por me qytetin tim.  T’ia ndryshojmë faqen Shkodrës”, u shpreh Bushati sot me disa qytetarë shkodranë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll