Politike

Hekuran Xhani shan Berishën, PD reagon: As kandidati i tij nuk e beson ‘non gratën’

12 Shkurt 2022, 15:22 Nga DOSJA
Hekuran Xhani shan Berishën, PD reagon: As kandidati i tij nuk e beson

TIRANË – Partia Demokratike reagoi sot pas publikimit të videos së kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” për Rrogozhinën, Hekuran Xhani, i cili ofendon ish-kryeministrin Sali Berisha me fjalë të rënda. Selia blu shprehet shkurt se liderin historik të PD, të cilin e konsideron si “non grata” nuk e beson më as kandidati i tij, duke patur parasysh se Berisha udhëheq koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

“As kandidati i tij nuk e beson non gratën”- thuhet në reagimin e PD.

Çfarë ka ndodhur?
Pasi Sali Berisha prezantoi sot në Rrogozhinë Hekuran Xhanin si kandidat për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në media qarkulloi një video ku Xhani, në gjendje të alkoolizuar shan Berishën, ish-kryeministrin Fatos Nano, kryetarin e PD Lulzim Bashën dhe kryeministrin Edi Rama duke i quajtur “*****” pasi kanë shpërngulur 50% të Shqipërisë.

LEXO DHE KËTË:

VD/ “Sali *****”, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Hekuran Xhani shan ish-kryeministrin

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike hekuran xhani partia demokratike sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars hekuran xhani partia demokratike sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll