Politike

VD-“Vila, luks e orgji”/ Berisha “lëshon” gojën ndaj Ramës: Shpenzon 15 mijë euro në orë

12 Shkurt 2022, 10:15 Nga DOSJA
VD-“Vila, luks e orgji”/ Berisha “lëshon”

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga Rrogozhina pasardhësin e tij në detyrë Edi Rama dhe ministrat e qeverisë për shpenzimet e luksit me paratë e shqiptarëve. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Rrogozhinë, Hekuran Xhani, Berisha foli dhe për “Ballkani e Hapur” duke e cilësuar si shkaktarin e falimentimit të fermerëve të vendit. Ndërsa përsëriti edhe akuzat e kryedemokratit Lulzim Bashës, i cili nga Kuvendi tha se kreu i qeverisë lëvizte me charter duke shfrytëzuar taksat e qytetarëve.


Kjo qeveri nuk njeh kufi në shpenzimet, luks, vilat, udhëtimet dhe orgjitë. Ministra që ulen e porosisin 1 mijë dollarë biftekun me paratë tuaja. Kreu i Meduzës me paratë tuaja shpenzon 15 mijë euro në orë, fluturim me avion në dispozicion. Ministre tjetër që fluturon 15 herë Tiranë-Dibër për takime partiake me helikopter. Njerëz të pashpirt, që nuk duan t’ia dinë as për ju, as për fëmijët tuaj, as për të ardhmen. Edi Rama firmos Ballkanin e Hapur. Çfarë është Ballkani i Hapur për fermerët e Rrogozhinës? Absolutisht falimentim dhe vetëm falimentim, sepse ju nuk mund të mateni me fermerët e një vendi tjetër, që marrin subvencion jo vetëm për një kokë lope, por për çdo dhi e keq që rrisin, për çdo produkt. Sigurisht atyre ju del kostoja shumë më e ulët, sepse shteti u subvencionon. Ndaj me këtë marrëveshje antishqiptare, Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm i detyron fermerët e Shqipërisë të shkojnë e të punojnë në fushat e Shumadisë, ndërkohë që toka e tyre është shumë herë më pjellore se toka e Shumadisë dhe çdo tokë tjetër në Ballkan”, u shpreh Berisha.

SHIKO EDHE KËTË:

Basha 2 orë me hetuesit belg, Berisha: I thanë ‘merr avokat se do i kesh ditë të vështira’

(d.k.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne rrogozhine sali berisha sali berisha ne rrogozhine

Sondazh

Poll