Aktualitet

PD kujton përplasjet Berisha-Meta: Amniston kriminelët, ike si frikacak, s’votove Vettingun

12 Shkurt 2022, 13:15 Nga DOSJA
PD kujton përplasjet Berisha-Meta: Amniston kriminelët, ike si

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në Rrogozhinë, duke prekur edhe dosjen “Toyota Yaris”. Në një reagim zyrtar, selia blu duke risjell disa momente të vjetra, ku Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin. Në video, Berisha e quante Metën “terrorist”, dhe ky i fundit e quante Berishën “spurdhjak”. Por nuk janë ndalur me kaq! PD i kërkon “llogari” liderit historik se përse nuk përmend, sipas tyre, personazhe politikë që janë gjithashtu pjesë e botës së krimit, ndërsa i vënë peshë faktit që në seancën e 10 shkurtit, Berisha nuk votoi për zgjatjen e mandateve të Vettingut.

“Ditë e re, mashtrim i ri. Berisha sulmon demokratët dhe bën aleancë me Qifen, Dakon e Doshin. Dite e re, mashtrim i ri. Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, keërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën. Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve. Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë. Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën,”-shkruan PD në njoftimin zyrtar.

Sot në Rrogozhinë, Sali Berisha tha se hetuesit që kishin ardhur në Shqipëri ishin të vendosur për të zbuluar, sipas tij, lidhjet e Bashës me një grup kriminal. Po ashtu, pretendon se numri një i opozitës në vend ishte lajmëruar që të siguronte avokatë të mirë për çështjen, duke i parashikuar edhe ditë të vështira.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike pd sali berisha sali berisha ne rrogozhine pd sali berisha sali berisha ne rrogozhine

Sondazh

Poll