Aktualitet

“6 marsi”/ Hidhet shorti! KQZ miraton renditjen në fletën e votimit për 6 bashkitë

12 Shkurt 2022, 12:00 Nga DOSJA
“6 marsi”/ Hidhet shorti! KQZ miraton renditjen në fletën

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 mars 2022. Pas shortit të hedhur mesditën e sotme në KQZ është vendosur që kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ të vendosen të parët në tre bashki, ndërsa vendet e tjera të para ndahen mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Po ashtu, 4 bashki kanë tre kandidatë, përveç Dibrës dhe Durrësit që kanë 4, garuesit nga “Lëvizja e re”, Dritan Torba dhe Jonid Nano.

Bashkia Shkodër

1. Partia Socialiste

2. Koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’

3. Partia Demokratike

Bashkia Dibër

1. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’

2. Partia Demokratike

3. Partia Socialiste

4. Lëvizja e re

Bashkia Durrës

1. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’

2. Partia Socialiste

3. Partia Demokratike

Bashkia Vorë

1. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’

2. Partia Socialiste

3. Partia Demokratike

Bashkia Rrogozhinë

1. Partia Demokratike

2. Partia Socialiste

3. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’

Bashkia Lushnjë

1. Partia Socialiste

2. Partia Demokratike

3. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë

Kandidatët për secilën bashki:

Qytetet:           PD                               Koalicioni “Shtëpia e Lirë”                            PS                        Lëvizja e Re

Shkodër         Xhemal Bushati                    Bardh Spahia                                   Majlinda Angoni         Jonid Nano

Dibër              Luan Haka                            Premtim Kryemadhi                         Rrahim Spahiu           Dritan Torba

Durrës            Luan Hoti                             Adrian Muka                                     Emirjana Sako

Vorë              Ymer Marku                            Lulzim Vrana                                    Blerim Shera

Rrogozhinë   Ferdinand Saraci                    Hekuran Xhani                                  Edison Memolla

Lushnje       Indrit Sefa                              Elton Bano                                          Eriselda Sefa

Deri më tani, partitë politike kanë dorëzuar dokumentet e kandidimit për 20 kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Sipas KQZ, ka përfunduar afati për dorëzmin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e datës 6 Mars 2022. Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll