Aktualitet

E izoluar nga gjithë të tjerat! Shtëpia e barit në Ndroq e rrethuar me gardh…si u pikas?

12 Shkurt 2022, 11:40 Nga DOSJA
E izoluar nga gjithë të tjerat! Shtëpia e barit në Ndroq e

TIRANË- Dalin pamjet nga brenda shtëpisë së barit në zonën e Ndroqit në Tiranë. Siç duket nga pamjet e siguruara nga jashtë banesës, shtëpia e marrë me qera ishte krejt e veçuar nga banesat e tjera, ndërsa i gjithë oborri ishte rrethuar me tel për të mbajtur larg kështu edhe sytë kureshtarë. Ndërkohë që në oborr dallohen edhe bimët e djegura të kanabisit, të cilat ishin mbjellë në vazo dhe rriteshin me llamba elektrike.

Dje, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë finalizuan operacionin “Pinet” që vendosi në pranga 3 persona, ndërsa në kërkim është shpallur “koka” e grupit. Në pranga kanë rënë Eriban Daja, 29-vjeç dhe dy punonjës të OSHEE-së, Qemal Hasa (elektricist), 47 vjeç dhe Erion Mema (faturist) 26-vjeç. Në hetim është vënë edhe punonjësi policisë Adrian Malliku, 39 vjeç. Në kërkim është shpallur Rudina Xhambazi, organizatore e grupit kriminal.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ndroq operacioni pinet shtepia e barit ne tirane ndroq operacioni pinet shtepia e barit ne tirane

Sondazh

Poll