Aktualitet

Çanta plot me ora, kishte fshehur 3 kile ar! Si u kap shqiptarja në aeroportin e Stambollit

12 Shkurt 2022, 08:34 Nga DOSJA
Çanta plot me ora, kishte fshehur 3 kile ar! Si u kap shqiptarja në

TURQI– Një grua shqiptare është arrestuar në aeroportin e Stambollit pasi është kapur me një sasi prej 3 kg ar me vlerën e 2.5 milionë lirave turke, por nuk kishte vetëm kaq me vete. Fatime Reçi, sipas mediave turke, përveç arit të fsehur, çantën e saj të dorës e kishte mbushur me bizhuteri. Sipas mediave turke, Fatime Reçi kishte zbritur në aeroport më 14 janar.

Më pas, ajo u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollin bashkë me valixhen dhe çantën, por në fakt i ranë në sy sendet me vlerë që kishte fshehur poshtë rrobave, e jo pak por 3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore, të markave të ndryshme, me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira si dhe monedha apo shufra të vogla ari.

Pas zbulimi të bërë, Policia sekuestroi sasinë e arit dhe të sendeve të tjera me vlerë ndërsa Fatime Reçi është lënë e lirë me kusht nga gjykata turke. Por hetimi vazhdon…

Marrë nga haberler.com

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatime reçi turqi fatime reçi turqi

Sondazh

Poll