Aktualitet

U zhduk 16 muaj më parë, mediat greke rikthejnë zhdukjen e shqiptares Artemis Vasili

12 Shkurt 2022, 13:05 Nga DOSJA
U zhduk 16 muaj më parë, mediat greke rikthejnë zhdukjen e

GREQI- Edhe 16 muaj pas zhdukjes që në atë kohë ishte 19 vjeç, Artemis Vasili në Koropi, Greqi, historia akoma vazhdon. Rasti është rikthyer sërish në emisionin grek ‘Dritë në tunel’ me fakte dhe dëshmi të reja. Sipas programit, Policia ka kontrolluar një zonë të paarritshme, pas informacioneve që kishin mbërritur në familje, se aty ishte varrosur Artemisa. Në zonë kanë shkuar dhe kamera e emisionit ‘Tunel’ dhe u pa se në zonë kishte shenja të dukshme gërmimi. Pra lihet të kuptohet se fshihet diçka.

“Është e vështirë për familjen, por nuk mund të lëmë asnjë informacion pa e shqyrtuar,”- tha avokati i çështjes Anastasios Dougas. Më herët është hetuar edhe zona pas magazinimit ku Artemis do të shkonte për të aplikuar për punë, siç i kishte thënë të ëmës. Por familja nuk beson se ajo nuk ka shkuar atje, sepse e njihte shumë mirë zonën.

“Ne pyesim veten pse po na ndodh kjo. Çdo ditë nuk mund ta harrojmë Artemisin, lutemi të marrim një telefonatë nga ajo sepse shpresa vdes e fundit. Ne besojmë se është gjallë. Nëse na dëgjon, të na bëj qoftë dhe një telefonatë. Ajo është vetëm 21 vjeç. Ne shkuam edhe në Kaminia ku na u tha se Artemis është varrosur, policia ka filluar hetimet dhe ato vazhdojnë. Nuk dyshonim për asgjë pasi Artemisa ishte paksa e mbyllur. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e ka rrëmbyer. Po uroj që të jetë një skenar i mirë: të jetë larguar me një djalë. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që Artemis u përfshi në një lidhje. Që nga momenti kur ai hyri në jetës e saj gjërat ndryshuan,”- është shprehur babai Artemis.

Çështjes i është shtuar dhe një dëshmi e re e një gruaje e cila pretendon se disa orë pas zhdukjes së Artemidës pa një vajzë që i ngjasonte asaj duke ecur e strukur në Marathonos Avenue.

“Rreth orës 06:30 të mëngjesit të së shtunës, 17 tetor 2020, në kryqëzimin e Marathonos Avenue me Marinos Antipas, pashë një vajzë brune me karakteristikat e Artemidës që ecte me nxitim në rrugë. Në fillim nuk i kushtova vëmendje, por u befasova nga koha. Ajo kishte veshur pantallona të zeza, një këmishë të bardhë dhe një çantë shpine. Unë do të shkoja në Rafinë me motrën time. Nuk mund të jem plotësisht i sigurt se ishte Artemis, por ajo kishte të njëjtën prerje dhe kishte veshur të njëjtat rroba me ato që tregove në emision. Unë kam dhënë edhe një deklaratë pranë Autoriteteve se është gjynah për vajzën. Shpresoj që të gjendet”, ka deklaroi gruaja.

Artemis Vasilis u largua nga shtëpia dhe familjarëve u tha se do shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por sipas hetimit të policisë, Artemis kurrë nuk shkoi në “Jumbo”. Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar që kishte njohur përmes Facebook, por vetë djali nuk ka pranuar të ketë pasur lidhje me zhdukjen e saj.

Marrë nga in.gr

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artemis vasili greqi artemis vasili greqi

Sondazh

Poll