Aktualitet

I dënuar me 12 vite burg në Itali, kapet në Durrës narkotrafikanti 57-vjeçar

12 Shkurt 2022, 12:18 Nga DOSJA
I dënuar me 12 vite burg në Itali, kapet në Durrës

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 57-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Ilir Plaku, 57 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata Apelit të Cagliarit në Itali me 12 vite burg, ndërsa i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite e 4 muaj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një tjetër person në kërkrim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë së Durrësit. Kapet dhe vihet në pranga një 57 vjecar i dënuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 57 vjecari i dënuar në Itali me 12 vite burg, ku i kanë mbetur për të kyer edhe 2 vite e 4 muaj burg vendosur nga Gjykata e Apelit të Cagliarit. Shërbimet e Operacionales të DVP Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Polcisië Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Ilir Plaku, 57 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur njohjen e Vendimit penal të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Cagliarit e cila ka ndryshuar pjesërisht vendimin e datës 22.04.2008 të Gjykatës së hetimeve paraprake të Cagliarit duke e dënuar shtetasin Ilir Plaku me 12 vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Me vendim penal të datës 24.01.2022, Gjykata e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të Vendimit penal nr.589 datë 29.06.2021 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës. Shtetasit Ilir Plaku i mbeten për të vuajtur edhe 2(dy) vite e 4 (katër) muaj burg. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime te mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres ilir plaku policia e durresit durres ilir plaku policia e durresit

Sondazh

Poll