Aktualitet

“Në tokë shpejt…”/ Kthyen shtëpinë në laborator droge, momenti kur Policia i shtrin në tokë

12 Shkurt 2022, 11:45 Nga DOSJA
“Në tokë shpejt…”/ Kthyen shtëpinë

TIRANË– Policia e Tiranës ka zbuluar këtë pasdite një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabis në zonën e Ndroqit, ku ka arrestuar 3 persona. Në pranga kanë rënë Eriban Daja, 29-vjeç dhe dy punonjës të OSHEE-së, Qemal Hasa (elektricist), 47 vjeç dhe Erion Mema (faturist) 26-vjeç. Në hetim është vënë edhe punonjësi policisë Adrian Malliku, 39 vjeç.

Në kërkim është shpallur Rudina Xhambazi, organizatore e grupit të shtëpisë së barit. Siç duket edhe nga pamjet e kapura nga brenda shtëpisë së kanabisit në Ndroq, në momentin kur ndërhyn Policia, një person ndodhet brenda shtëpisë dhe menjëherë ulët në tokë dhe i vendosen prangat nga pas…Ndërsa të gjithë dhomat ishin të mbushura me llampa për të siguruar temperaturën maksimale në dhomë, për të krijuar kushte ideale për rritjen e bimës “së ndaluar”.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shtepia e barit ne tirane shtepia e barit ne tirane

Sondazh

Poll