Sport

Xavi i mbyll “derën” mesfushorit të Milanit, në fund të sezonit do të largohet edhe Depay

12 Shkurt 2022, 12:16 Nga DOSJA
Xavi i mbyll “derën” mesfushorit të Milanit, në fund

SPANJE – Gjërat kanë ndryshuar me shpejtësi në shtëpinë “blaugrana” me ardhjen e trajneri të ri Xavi Hernandez. Sulmuesi holandez Memphis Depay i kërkuar me insistim nga ish-trajneri Koeman, duket sikur tanë ka dale tepër dhe hapësirat e aktivizimit të tij sa vine dhe ngushtohen.

Shkurt, Xavi, trajneri i ri i Barcelonës nuk beson te Depay, nuk r sheh holandezin si një alternative cilësore. Për këtë arsye edhe gjatë janarit katalanët lëvizën shumë në merkato, duke afruar lojtarë si Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Por jo vetëm kaq, Barcelona gjithashtu është vënë në lëvizje edhe për një tjetër goditje të madhe, teksa në verë do të tentojnë Erling Haaland, teksa “Sport” shkrtuan: “Depay është i vetëdijshëm se për të nuk ka më hapësira, për këtë arsye në fund të sezonit mund të largohet. Ai është një emër që pëlqehet shumë nga disa klube të ndryshme në Serie A.”

E përditshmja “Sport”, zbulon edhe një tjetër prapaskenë interesante në lidhje me merkaton e Barcelonës. Prej muajsh, agjenti i Frenck Kessie i ka ofruar klubit blaugrana shërbimet e mesfushorit të Milan, por ky transferim është refuzuar në mënyrë të prerë nga Xavi, pasi Kessie është një profil lojtari që nuk i shërben filozofisë së tij.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport agjenti i frenck kessie holandez memphis depay nga ish-trajneri koeman një lajm i mirë ky për xavi hernandez rikthimit të xavi në barcelonë trajneri i ri i barcelonës agjenti i frenck kessie holandez memphis depay nga ish-trajneri koeman një lajm i mirë ky për xavi hernandez rikthimit të xavi në barcelonë trajneri i ri i barcelonës

Sondazh

Poll