Sport

Mou përgatitet për revolucion, harton listën “non grata”, Kumbulla me valixhe në dorë!…

12 Shkurt 2022, 11:58 Nga DOSJA
Mou përgatitet për revolucion, harton listën “non

ITALI – Roma po bëhet gati për një revolucion në shkallë të gjerë në përfundim të këtij sezoni. Në fakt, plani i Jose Mourinhos ka nisur kohë më parë pasi Villar, Reynolds, Calafiori e Borja Mayoral janë dhënë të gjithë në huazim, ndërsa lista në dalje pritet të jetë edhe më gjatë në përfundim të sezonit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tekniku portugez ka vendosur që edhe Ibanez, Kumbulla, Veretout, Diawara, Perez dhe Shomurody mund të largohen gjatë merkatos së verës. Në këtë “listë të zezë” mund të futet edhe Mkhitaryan, nëse ky i fund vendos të mos rinovojë kontratën e tij aktuale.

Përtej fjalëve të ëmbla të thëna herëpasherë në lidhje me Marash Kumbulla, është e qartë që Mourunho nuk e sheh si një opsion të parë qendrëmbrojtësin e kombëtares shqiptare, nëse do të ketë në dispozicion lojtarët që dëshiron. Gjithsesi, sipas raportimeve të shtypit ialian në “revolucionin” veror të verdhekuqve, trajneri portugez Jose Mourinho do të ketë dispozicion vetëm 100 milionë euro, shumë e cila nuk mjafton për ambiciet e “Special One”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport calafiori e borja mayoral diawara ibanez kumbulla largohet nga roma mourinho nuk dëshiron shpërqendrime perez dhe shomurody mund të largohen plani i jose mourinhos reynolds veretout villar calafiori e borja mayoral diawara ibanez kumbulla largohet nga roma mourinho nuk dëshiron shpërqendrime perez dhe shomurody mund të largohen plani i jose mourinhos reynolds veretout villar

Sondazh

Poll