Aktualitet

EMRI/ Me armë në mjet, 29-vjeçari nuk bindet, u rrezikon jetën efektivëve

11 Shkurt 2022, 17:07 Nga DOSJA
EMRI/ Me armë në mjet, 29-vjeçari nuk bindet, u rrezikon

SARANDË– Një 29-vjeçar i identifikuar si Ali Kërma është shpallur në kërkim pasi qarkullonte me armë zjarri në mjet dhe u ka rrezikuar jetën eektivëve të policisë së Sarandës. Mësohet se policia kishte organizuar një operacion për kapjen e 29-vjeçarit me inicialet A.K., pasi kishin marrë informacione se lëvizte me armë zjarri. Në momentin që i riu po kalonte me makinë, i është bërë shenjë ndalimi, por ai nuk është bindur dhe është larguar me shpjetësi duke u përplasur me një automjet tjetër.

Më pas ka zbritur nga makina dhe është larguar në këmbë e për të fshehur provat, i riu ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete që tashmë është në duart e efektivëve bashkë me një karikator me municion luftarak. Efektivët e policisë kanë qëlluar drejt një mjeti në Sarandë! Mësohet se blutë e qytetit bregdetar i kanë bërë shenjë që të ndalojë një makine në hyrje të Sarandës, por drejtuesi i saj nuk është bindur dhe ka nisur të kryej manovra të rrezikshme. Efektivët janë ende në kërkim të tij. kontrolle po kryhen dhe gjatë bregut të detit.

LEXO EDHE KËTË:

Çau patrullën dhe rrezikoi efektivët, shpallet në kërkim 29-vjeçari, armën e hodhi në det

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ali kërma policia e sarandes te shtena me arme ne sarande ali kërma policia e sarandes te shtena me arme ne sarande

Sondazh

Poll