Aktualitet

Aksion anti-kanabis, kontrolle në tunele e magazina për 2 muaj, shtëpi droge në Ndroq

11 Shkurt 2022, 14:53 Nga DOSJA
Aksion anti-kanabis, kontrolle në tunele e magazina për 2 muaj,

TIRANË– Një operacion i madh anti-kanabis po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. Mësohet se uniformat e Policisë së Shtetit po ushtrojnë kontroll në të gjithë territorin në vendin tonë, kryesisht në Tiranë, Elbasan e Fushë Krujë. Prioritet kanë ambientet e mbyllura, magazinat e tunelet e vendit që dyshohet se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike. Një prej tyre është zbuluar në Ndroq të Tiranës. Konkretisht bëhet fjalë për një shtëpi që ishte kthyer në laborator droge. Brenda saj janë gjetur dhe pasjisjet që shërbenin për kultivimin e kanabisit të cilat janë sekuestruar.

Në polici për këtë laborator kanë përfunduar dy punonjës të OSHEE-së pasi në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme energjie. Ndërkohë një tjetër person është vënë në pranga si përgjegjës për ngritjen e laboratorit të kanabisit në Ndroq. Ende nuk dihet identiteti i personit të vënë në pranga apo se cili ka qenë roli i këtij në këtë laborator droge.

Gjithashtu mësohet se kërkohet për persona me rrezikshmëri të lartë, që lëvizin të armatosur e të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Në terren janë urdhëruar të dalin të gjitha strukturat policore përfshirë edhe ata të narkotikëve. Në total janë mbi 1800 efektivë të ndarë në mbi 400 grupe.

Operacioni do të kryhet çdo ditë në të gjitha qarqet e vendit, nga ora 9:00 deri në orën 16:00. Pritet që kontrollet të vijojnë deri në fund të muajit Mars, duke qenë se kjo periudhë është ajo që shfrytëzohet nga trafikantët për mbjelljen e kanabisit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Arrestohet një person për laboratorin e drogës në Ndroq

Laboratori i drogës në Ndroq, përfundojnë në polici dy punonjës të OSHEE

Zbulohet laboratori i kanabisit në Ndroq, shtëpia e mbushur me pajisje

1800 efektivë në terren! Operacioni anti-kanabis zgjat dy muaj, orari kur bëhen kontrollet

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-kanabis ne shqiperi policia e shtetit aksion anti-kanabis ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll