Aktualitet

KQZ regjistron kandidaturat e “Shtëpia e Lirisë”, PS-së dhe PD-së në tre qytete

11 Shkurt 2022, 16:59 Nga DOSJA
KQZ regjistron kandidaturat e “Shtëpia e Lirisë”,

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar kandidatët për Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Gjatë një konference live, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, deklaroi se kandidatët e Lushnjës, Durrësit dhe Shkodrës të këtyre partive u regjistruan. Gjithashtu në Durrës u regjistrua edhe kandidati i Partisë “Lëvizja e Re”, Jonid Nano.

Ndërsa nga partitë e mësipërme u regjistruan nga Partia Socialiste në bashkinë Shkodër, Majlinda Xhevedet Angoni, nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” në bashkinë Shkodër, Elton Ilir Bano dhe nga Partia Demokratike në bashkinë Shkodër, Xhemal Esat Bushati.

Për bashkinë Lushnje u regjistruan kandidati i PD-së, Indrit Shpëtim Sefa, kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Elton Ilir Bano dhe kandidatja e PS-së Eriselda Musa Sefa.

Për bashkinë Durrës, u regjistruan kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Ardian Mihal Muka, kandidati i PD-së, Luan Haki Hoti dhe kandidatja i PS-së Emiriana Hiqmet Sako.

Ditën e djeshme KQZ-ja shqytroi verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër. Të gjithë kandidatët e djeshëm u regjistruar në garën për kryetar bashkie.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kandidatët për secilën bashki:

Qytetet:           PD                               Koalicioni “Shtëpia e Lirë”                            PS                        Lëvizja e Re

Shkodër         Xhemal Bushati                    Bardh Spahia                                   Majlinda Angoni         Jonid Nano

Dibër              Luan Haka                            Premtim Kryemadhi                         Rrahim Spahiu

Durrës            Luan Hoti                             Adrian Muka                                     Emirjana Sako

Vorë              Ymer Marku                            Lulzim Vrana                                    Blerim Shera

Rrogozhinë   Ferdinand Saraci                    Hekuran Xhani                                  Edison Memolla

Lushnje       Indrit Sefa                              Elton Bano                                          Eriselda Sefa

 

Lexo edhe:

Problematikët! Kandidatja e PS me mbiemër të ndërruar, i Berishës me 2 data lindjeje

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ardian mihal muka elton ilir bano emiriana hiqmet sako eriselda musa sefa ilirjan celibashi indrit shpëtim sefa luan haki hoti majlinda xhevedet angoni xhemal esat bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian mihal muka elton ilir bano emiriana hiqmet sako eriselda musa sefa ilirjan celibashi indrit shpëtim sefa luan haki hoti majlinda xhevedet angoni xhemal esat bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll