Aktualitet

Me rreth 17 mijë euro të padeklaruara në Morinë, procedohet 42-vjeçari nga Maqedonia

11 Shkurt 2022, 12:58 Nga DOSJA
Me rreth 17 mijë euro të padeklaruara në Morinë, procedohet

KUKËS – Policia e Kukësit vendosi të hetojë në gjendje të lirë një 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitarëe të Morinës. Shkak u bënë 16.950 euro në makinën e A.S., të cilat rezultuan se nuk ishin të deklaruara. Paratë iu gjetën në automjetin tip “Benz” të shtetasit në fjalë pas kryerjes së kontrollit të dytë.

Tashmë, 42-vjeçari do të procedohet për veprën penae “Mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISë Së KUKëSIT:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin  tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 16.950 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi  A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet para te padeklaruara pika kufitare e morines policia kufitare para te padeklaruara pika kufitare e morines policia kufitare

Sondazh

Poll