Aktualitet

Informacione për grupet kriminale në dy vende, belgët në Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK

11 Shkurt 2022, 12:30 Nga DOSJA
Informacione për grupet kriminale në dy vende, belgët në

TIRANË – Prokurorët belgë po grumbullojnë të dhëna për disa dosje lidhur me aktivitetet e grupeve kriminale shqiptare në Belgjikë dhe vendin tonë. Më pas, ata do shkojnë sërish në SPAK ku do të përpilojnë të dhënat. Grupi i tyre do të largohet nga Shqipëria sot në mbrëmje.

Dje, prokurorët belgë pyetën për 2 orë e 20 minuta kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit në 24 qershor 2018. Për mediat, Basha tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e plotë të çështjes, të cilën e denoncoi në Kuvend në 22 qershor 2018.

“Balkanweb” zbuloi dje se kryedemokrati kishte marrë informacion nga një emigrant shqiptar në Belgjikë se një kontejner me makina, ku njëra prej tyre kishte para të padeklaruara do të vinte në Shqipëri. Gazetari Artan Hoxha tregoi dje në emisionin “Log” se ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu u sinjalizua me SMS në 20 qershor 2018, 4 ditë para se të kapej dërgesa me 3.4 milionë euro për çështjen në fjalë. Ai pretendon se Basha dhe Veliu kanë marrë informacione nga i njëjti burim.

LAJMI KRYESOR: Artan Hoxha publikon MESAZHIN: Si u informua Basha për ngarkesën te ‘Toyota Yaris’

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro toyota yaris prokuroret belge ne tirane 3.4 mln euro toyota yaris prokuroret belge ne tirane

Sondazh

Poll