Aktualitet

‘U takuan vonë’/ Abazoviç në zyrë presidentit Gjukanoviç, mediat:Mandatari i qeverisë së re

11 Shkurt 2022, 10:51 Nga DOSJA
‘U takuan vonë’/ Abazoviç në zyrë presidentit

MAL I ZI- Zv.kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Dritan Abazoviç është takuar mbrëmë me kryetarin e Partisë Demokratike të Socialistëve e presidentin Milo Gjukanoviç. Lajmi është bërë me dije nga media “Pobjeda” nga Podgorica duke iu referuar burimeve zyrtare.

“Takimi ka përfunduar mbrëmë vonë,”-bëri me dije i njëjti burim për mediat. Ndërsa shtojnë Abazoviç do të jetë mandatar i qeverisë së re pasi mund të sigurojë një shumicë serioze që do të formonte një qeveri të pakicës. Megjithatë nuk ka ende një datë për mandatimin e qeverisë së re, mediat spekuluan se Gjukanoviç mund të emërojë një kryeministër sot, sipas një prej drejtuesve të Frontit Demokratik Andrija Mandiç.

Qeveria e kryeministrit Zrdavko Krivokapiçit ra 14 muaj pasi u zgjodh më 4 dhjetor 2020 por që  në fillim nuk e ka pasur mbështetjen e plotë të shumicës parlamentare në Kuvend, kurse konfliktet më të mëdha kanë shpërthyer në mes të kryeministrit Krivokapiç dhe Frontit Demokratik, një pjesë e partive në pushtet, kurse muajt e fundit ka ardhur edhe deri te ndarja në mesin e ministrave, atyre besnikë të Krivokapiç apo të zëvendëskryeministrit Abazoviç.

Tani sipas Kushtetutës, presidenti i jep mandatin për përbërjen e qeverisë së re një grupi politik që mund të sigurojë 41 vota në Kuvend për propozimin e tij. Nëse askush nuk mund ta plotësojë këtë kriter, atëherë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërkohë që tani pritet shkarkimi dhe i kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiç.

Marrë nga Blic.rs

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni dritan abazovic konflikti ne mal te zi mal i zi milo gjukanoviç dritan abazovic konflikti ne mal te zi mal i zi milo gjukanoviç

Sondazh

Poll