Aktualitet

Shkatërrohet grupi me 10 shqiptarë në Spanjë, kultivonin mbi 2 mijë rrënjë marijuanë

11 Shkurt 2022, 07:56 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi me 10 shqiptarë në Spanjë, kultivonin mbi

SPANJË– Dhjetë shqiptarë janë arrestuar si anëtarë të dyshuar të një organizate kriminale në Spanjë, që merrej me kultivimin dhe shitjen e marijuanës. Mediat spanjolle raportojnë se të arrestuarit janë të moshave nga 19 deri në 25-vjeç të cilët kishin ndërtuar një sistem të sofistikuar ngrohjeje dhe ndriçimi me energji elektrike. Policia ka bërë sekuestrimin e 6 parcelave me mbi 2 mijë rrënjë marijuane si dhe 4 mijë euro.

Mediat spanjolle raportojnë se të ndaluarit konsiderohen si grup i strukturuar kriminal, i cili operonte në disa banesa dhe ndërtesa industriale në provincën e Alicantes.

Ata janë vënë në dispozicion të gjykatave të ndryshme për krime kundër shëndetit publik dhe pjesë e një grupi kriminal, ndërsa 3 prej tyre janë futur në burg.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje spanje arrestohen shqiptaret ne spanje spanje

Sondazh

Poll