Aktualitet

‘Alkis’/Shqiptari u dorëzua! Kush është ‘I MADHI’? Ministri grek: Do e arrestojmë

11 Shkurt 2022, 07:21 Nga DOSJA
‘Alkis’/Shqiptari u dorëzua! Kush është ‘I

GREQI– Një tjetër person i dyshuar në vrasjen e Alkis Kampanos do të vihet në pranga. Mediat greke raportojnë se ka dyshime për përshirjen e një të 12-ti në grupin e personave të dyshuar si pjesmarrës në vrasjen e të riut. Ministri i Mbrojtjes Civile Takis Theodorikakos deklaroi në media se hetimi është drejt fundit.

“Duket dhe ka mundësi që të ketë ende ndonjë të përfshirë”, tha ai, duke sqaruar se hetimi do të arrijë në fund. Ka një tjetër të dyshuar që do të arrestohet dhe me këtë policia beson se ai do të ketë përfunduar arrestimet”, tha ai për SKAI-n.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për “të madhin” që mbetet i pa arrestuar, ministri sqaroi se “Për shtetin dhe policinë nuk ka të vogël e të madh” .

Ditën e djeshme u vërdorëzua në policinë e Korçës, Roxhers Demirazi, shqiptari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesmarrës në vrasjen e grekut. Ai ishte fshehur te banesa e gjyshes, me këtë të fundit dhe të atin shkoi vetë në komisariatin e Korçës për tu dorëzuar. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Greqisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos alkis kampanos

Sondazh

Poll