Politike

Meta: Prokuroria nuk bëri asgjë me kallëzimin tim për Kuvendin

10 Shkurt 2022, 20:18 Nga DOSJA
Meta: Prokuroria nuk bëri asgjë me kallëzimin tim për

TIRANE– Presidenti Ilir Meta pretendon se reforma në Drejtësi ka dështuar. Gjatë bisedës tek “Të paekspozuarit” në MCN TV, Meta tha se kjo provohet nga fakti se prokuroria ende nuk ka bërë asgjë me kallëzimin e depozituar disa ditë më parë nga presidenca për Kuvendin, ku kërkohet hetimi për falsifikimin e provave për shkarkimin e Metës në Gjk.

“Nuk jam bërë dhe nuk bëhem kurrë pengesë, për çështje të rëndësishme, si Reforma në Drejtësi. Dështimi i Reformës në Drejtësi nuk ka ardhur kurrë nga Ilir Meta. Fakti që sot nuk kemi një përgjigje nga Prokuroria se çfarë ka ndodhur me kallëzimin penal të Presidentit për falsifikimin e provave të Kuvendit të depozituara në Gjykaten Kushtetuese, sigurisht që tregon se kjo reformë ka dështuar.”-tha Meta.

(f.g;d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta reforma ne drejtesi ilir meta reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll