Politike

Votimi i institucioneve të vettingut, Kryemadhi: Të jem e sinqertë do të votoja pro

10 Shkurt 2022, 19:23 Nga DOSJA
Votimi i institucioneve të vettingut, Kryemadhi: Të jem e

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se do të votonte pro zgjates së organeve të Vettingut. E ftuar në emisionin Frontline në News 25, Kryemadhi tha se do të votonte pro pasi edhe në vitin 2016 votoi pro edhe pse kishte kundërshtitë e saja. Ajo tha se reforma në drejtësi në kohët e sotme ka rënë në koma dhe se nuk dihet se çfarë ilaçi duhet t’i jepet.

“Në fakt unë do të votoja pro që të jem e sinqertë. Të jem e sinqertë do të votoja pro. Pse do të votoja pro? Do të votoja pro se edhe në 2016 kam votuar pro edhe pse kam pasur kundërshitë e mia. Të gjithë e mbani mend, që grupi parlamentar i LSI atë kohë përjashtoi Përparim Spahiun, sepse pse shprehu një qëndrim një skepticizëm dhe një qëndrim se ç’punë kanë ONM dhe ndërkombëtarët të shkruhen në Kushtetutë. Se ja si vjen sot. Në tjetërsojmë fytyrën e opozitës për të bërë ndryshime kushtetuese dhe cëjnojmë kushtetutën. Ne votuam për arsye se ishte për hapjen negociatave.

E di si është puna e këtij votimit të sotëm? Ti thua që reforma në drejtësi ka rënë në koma dhe ti thua unë do t’i jap aspirinë. Duhet të gjesh çfarë problemi ka që nuk po funksionon. Çfarë ilaci duhet t’i japësh? A është ilaç shtyrja apo është ilaç analiza? Në logjikë ti mund të shtysh mandatin e institucionit, por jo mandatin e individit. Sepse nuk ka vend të botës, vetëm mbretërit shkruajnë emrin në Kushtetutë. A është zgjatja e vettingut një deal politik për të bërë një 17 maj tjetër? Apo është zgjatja e vettingut vërtetë për të pasur drejtësi të pastër dhe të pakapur? A është zgjatja e vettingut kapje e shtetit, apo votimi i kësaj gjëje është për t’i dhënë drejtësi banorëve të 5 majit, të Shkozës, qoftë banorëve të unazës së re dhe kujtdo tjetër,” tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjatja e mandatit per organet e vettingut monika kryemadhi zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll