Aktualitet

Një tjetër dosje nga Italia, a është i përfshirë Engjëll Agaçi?

10 Shkurt 2022, 16:46 Nga DOSJA
Një tjetër dosje nga Italia, a është i përfshirë

TIRANË- Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, shkaktoi një cunami, valët e të cilit po vijnë drejt Shqipërisë duke u rritur. Lisi i akuzuar për dëmtimin e hetimeve dhe fshehjen e fakteve, rezulton që shumicën e shkeljeve ligjore t’i ketë bërë në Shqipëri. Denoncuesi është i njëjti, ai që denoncoi Saimir Tahirin dhe Habilajt, Dritan Zagani.

Akoma në azil jashtë vendit, ish-shefi i antidrogës në Vlorë dhe Fier, që u dënua pasi denoncoi kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm, e kishte akuzuar Lisin, se po fshihte trafiqet e drogës dhe mbronte autorët për shkak të përfitimeve të paligjshme nga pushteti dhe bandat kriminale. Sot kur çështja po zbardhet dhe faktet po dalin, gjithë sytë janë drejtuar nga të akuzuarit. Pse Lisi, manipulonte raportet e Guardia Di Finanza në kulmin e prodhimit të kanabisit në Shqipëri, për 4-5 vjet me radhë? Përgjigja është duke u zbuluar. Ai ka përfituar prona, ashtu sic akuzonte Zagani, në shkëmbim të heshtjes, ose pengimit të hetimeve.

Gazetari Basir Çollaku, deklaroi dje se Lisi dhe Tahiri investoheshin në mënyrë që në Guardia di Finanzia të mos i shkonte asnjë shkresë në lidhje me përfshirjen e oficerëve në trafikun e drogës. Për tokat në Vlorë të marra nga Lisi, Çollaku tha se fillimisht ishte ideja për të bërë shkollë Marine nga një shoqatë, por më pas ndryshoi. Pushteti që kishte ky grup sipas gazetarit arrinin deri tek klanet mafioze ‘Ndrangheta dhe Sacra Corona.

Ndërsa Klodiana Lala, në një status të djeshëm shkruante: SPAK ka detyrimin të nisë hetimin për Engjëll Agacin për aktivitetin e tij në Itali, por që fijet vijnë deri në Shqipëri. Në të kundërt, po na dëshmon që është një institucion i kapur. Ndërsa sot shkruan: Një merak kam, u zgjua mirë Engjëll Agaci. Thuajini të vishet trashë se nuk i dihet.

Duket se dallga e cunamit këtë herë do të arrijë deri në Kryeministri. A do të preket Sekretari i Përgjithshëm, njeriu më i afërt i Edi Ramës? A do hetojë SPAK? Çfarë do të ndodhë me Kryeministrin nëse ndodh kjo? Për të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve, ashtu si me Tahirin, duket se do presim dosjen nga Italia.

(e.a.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fabrizio lisi basir collaku engjell agaci fabrizio lisi klodiana lala arrestohet fabrizio lisi basir collaku engjell agaci fabrizio lisi klodiana lala

Sondazh

Poll