Sport

Sa shumë djersë për të fituar, Laçi e zgjidh kualifikimin në Kupë nga penalltitë

10 Shkurt 2022, 16:06 Nga DOSJA
Sa shumë djersë për të fituar, Laçi e zgjidh

KURBIN– Në letër ishte e lehtë për ta zgjidhur ndeshjen, por në fushë nuk rezultoi kështu. Në takimin mes Laçit dhe Egnatia-s, përballje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, kurbinasit kualifikohen për në raundin tjetër me shumë vështirësi. Pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë, takimi luajtur në Kurbin përfundoi me shifrat 0-0.

Kurbinasit kanë dominuar të gjithë takimin, por nuk kanë arritur të shënojnë gol në portën e Egnatias gjatë 90 minutave të kohës së rregullt.

Porta e rrogozhinasve mbetet e paprekur edhe pas 30 minutave shtesë dhe duhet të gjuhen penalltitë që të përfundojë kjo sfidë. Lojtarët e Laçit tregohen më të saktë nga pika e bardhë dhe çojnë skuadrën në gjysmëfinale. Pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egnatia laçi egnatia laçi

Sondazh

Poll