Sport

“Merre ose lëre”/ Kontrata e re, Juve ia pret shkurt Dybalës! Ja sa ofron klubi

10 Shkurt 2022, 13:13 Nga DOSJA
“Merre ose lëre”/ Kontrata e re, Juve ia pret shkurt

ITALI– Juventus kërkon qartësi deri në fund të muajit. Çështja Dybala vazhdon të mërzisë klubin bardhezi që i ka bërë të ditur lojtarit të rinovojë ose të largohet. Rroga nuk mund të ndryshojë (7 milionë euro), por mund të diskutohet për bonuset e lojtarit.

Me pak fjalë, merre ose lëre. Klubi pranon të negociohet çdo bonus i mundshëm, por jo paga bazë. Sulmuesit i mbetet veçse të pranojë dhe të negociojë, ose të shohë për një tjetër destinacion.Megjithatë, bëhet me dije se Dybala ka dërguar agjentin e tij që të negociojë, edhe pse dukshëm kërkesat e tij janë më të larta sesa kjo pagë prej 7 milionësh.

Në lidhje me pagën e lartë, Juventus është gati që të shesë edhe De Ligt, për shkak se përfiton 8 milionë neto dhe katër bonuse. Dhe pikërisht në Londër mendojnë se holandezi është zëvendësuesi perfekt i Antonio Rudiger.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll