Sport

Strakosha e mbyll me Lazion, portieri mund të përfundojë në Angli

10 Shkurt 2022, 13:18 Nga DOSJA
Strakosha e mbyll me Lazion, portieri mund të përfundojë në

ANGLI-Duket se nuk ka asnjë shans që Thomas Strakosha dhe Lazio të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Mediat italiane bëjnë me dije se portieri shqiptar tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar dhe Igli Tare është futur në merkato për të afruar një tjetër portier.

Deri në fillim të dhjetorit shqiptari e ka kaluar sezonin në stol, ndërsa tani Strakosha ka rimarrë edhe një herë vendin e titullarit.Sipas gazetës Il Mesaggero, portieri mund të kalojë në Angli tek skuadra e Ëatford. Aktualisht po flasim për një thashethem, sepse deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi situatën apo çfarë lloj oferte ka bërë klubi i Premier League për portierin shqiptar.

Për momentin, Strakosha siguruar trajnerin Maurizio Sarri se është plotësisht i përkushtuar ndaj Lacios deri në fund të sezonit, kur pritet që ai të largohet nga klubi. Zgjedhja e Strakoshës do të varet edhe nga e ardhmja e skuadrës angleze, pasi këtë vit Ëatford po lufton fort për të mbijetuar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio premier league strakosha lazio premier league strakosha

Sondazh

Poll