Sport

VIDEO/ Guardiola: “Të jesh 60 pikë pas 24 javësh, është diçka e pabesueshme”…

10 Shkurt 2022, 05:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Guardiola: “Të jesh 60 pikë pas 24 javësh,

ANGLI – Manchester City i Guardiolës, në kuadër të javës sëp 24-të të Premier League, fitoi lehtësisht kundër Brentford të mërkurën me golat e Mahrez (40’) dhe De Bruyne (69’): algjeriani  realizoi me penallti, ndërsa belgu me një goditje brenda zone.

Pas kësaj fitoreje, City shkoi në 12 pikë më tepër se Liverpoolit që e ndjek, i cili megjithatë ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar.

Në fund të ndeshjes, trajneri Pep Guardiola u shpreh: “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve, kemi pësuar vetëm një goditje dhe disa këndore, kemi pasur shumë durim. Është e vështirë të shënosh kur kundërshtari mbrohet në thellësi, me 10 lojtarë në 25 metrat e fundit.

Gjithsesi Liverpool ka ende dy ndeshje për të zhvilluar, kështu që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje diferencës në renditje. Kanë mbetur edhe 14 ndeshje për të luajtur, ka kaq shumë pike ende për të fituar. Të gjithë e dinë se Premier League është një kampionat i komplikuar, duke qenë se 60 pikët e grumbulluara në këtë fazë të kampionatit është diçka e pabesueshme”.

Extending our @premierleague lead! ?#ManCity pic.twitter.com/KYR5bePI3Z

— Manchester City (@ManCity) February 10, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 12 pikë më tepër se liverpoolit që e ndjek manchester cityt të pep guardiolës trajneri i manchester cityt trajneri pep guardiola 12 pikë më tepër se liverpoolit që e ndjek manchester cityt të pep guardiolës trajneri i manchester cityt trajneri pep guardiola

Sondazh

Poll