Sport

“Çfarë lojtari”! Mediat elozhe Brojës, ja vlerësimi në ndeshjen ndaj Tottenham

10 Shkurt 2022, 12:34 Nga DOSJA

ANGLI- Java e 24-të e Premier League prodhoi sa rezultate interesante por edhe aq të bukura. Southampton fitoi ndaj Tottenham në Londër me shifrat 2-3, një sukses që erdhi me përmbysje ku protagonist ishte edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Armando Broja.  Sulmuesi shënoi në minutën e 23’ duke vednsour përkohësisht barazimin dhe në 89 minuta lojë 20-vjeçari realizoi një gol në 4 goditjet gjithsej ku dy ishin në portë.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Southampton 20-vjeçari është aktivizuar në total në Premier League në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 6 gola. Në përfundim të takimit, gazetat më të mëdha në Angli e kanë konsieruar paraqitjen e lojtarit pozitivisht. Gazeta “Hampshire” e ka vlerësuar me notën 8.5 dhe për të shkruhej.

“Armando Broja shënoi si një finalizues i vërtetë. Ai u shkaktoi shumë probleme Tottenhamit. Duhet të kishte bërë më shumë, megjithatë ai do të shënojë shumë gola për klubin deri në fund të sezonit. Cfarë lojtari.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll