Sport

Leao i bëri zbor, mediat pa mëshirë ndaj Hysaj-t: Mbrëmje për t’u harruar

10 Shkurt 2022, 12:56 Nga DOSJA
Leao i bëri zbor, mediat pa mëshirë ndaj Hysaj-t: Mbrëmje

ITALI-Në çerekfinalen e Kupës së Italisë Lazio u turpërua përballë Milanit duke u eleminuar me shifrat 4-0. Në shënjestër të mediave dhe tifozëve është vendosur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i cili është vlerësuar me notën 4.5.

Eurosport, La Gazzeta dello Sport e shumë gazeta të tjera janë zhgënjyer nga paraqitja e shqiptarit, që e kanë bërë me faj në pësimin e golit të parë,por edhe sepse nuk arriti dot të markojë në asnjë moment Rafael Leaon.

“Një mbrëmje për t’u harruar plotësisht. E mban Leaon në lojë në aksionin që zhbllokon rezultatin.Sulmuesi portugez i shpëton në dy rastet e golave të tjera dhe sa herë vendos të lëvizë”, shkruan gazeta italiane për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport   jason delano hysaj lazio milan   jason delano hysaj lazio milan

Sondazh

Poll