Sport

Pas fitores 2-1 në transfertë, Betis një hap afër finales së Kupës së Spanjës…

10 Shkurt 2022, 06:10 Nga DOSJA
Pas fitores 2-1 në transfertë, Betis një hap afër finales

SPANJE – Fituesi i dyfishtë i Kupës së Spanjës (1977, 2005), Betis Sevilla bëri një hap të mirë për në finale, pas fitores këtë të mërkurë në mbrëmje në fushën e Rayo Vallecano (2-1) në Madrid, në ndeshjen e parë gjysmëfinale për këtë kompeticion.

Shokët e Nabil Fekirit, kapiten i Betisit në mungesë të Joaquin dhe Sergio Canales (Covid), megjithatë u befasuan që në minutën e 5-të. Duke përfituar nga pasiviteti i Youssouf Sabaly dhe Rui Silva, pas një krosimi nga mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Balliu, Alvaro Garcia shënoi me kokë.

Betis u rikthye për të shënuar falë një goli të Borja Iglesias (26’), i cili barazoi në 1-1. William Carvalho (68’) më pas, i siguroi Betisi fitoren në pjesën e dytë, teksa shënoi duke fiksuar shifrat 2-1 për skuadrën andaluze.

Pavarësisht disa mundësive nga Rayo Vallecano në fund të ndeshjes, bardheblertët arritën të ruajnë avantazhin e tyre. Më 3 mars, formacioni i Andoni Iraolës do të duhet të përballet në Seville, për të shpresuar të ngjitet për herë të parë në historinë e tyre në finalen e Kupës së Mbretit.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo midis Athletic Bilbao ndaj Valencias, që do të luhet të enjten, në orën 21:30, me ndeshjen e kthimit më 2 mars.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport betis sevilla finaliste të kupës së spanjës finalja e superkupes se spanjes kupës së spanjës rayo vallecano skuadra madrilene rayo vallecano betis sevilla finaliste të kupës së spanjës finalja e superkupes se spanjes kupës së spanjës rayo vallecano skuadra madrilene rayo vallecano

Sondazh

Poll