Sport

United në krizë, mbrojtësi Maguire katastrofë: tifozët nuk e duan më si kapiten…

10 Shkurt 2022, 05:19 Nga DOSJA
United në krizë, mbrojtësi Maguire katastrofë: tifozët

ANGLI – Manchester United vazhdon të luftojë. Pas eliminimit nga FA Cup nga modestët e Middlesbrough, “Djajtë e Kuq” u bllokuan në Premier League edhe nga Burnley.

Barazimi 1-1 ndaj skuadrës të fundit në renditje, i tërboi tifozët, shumë të zhgënjyer sidomos nga performanca e një prej drejtuesve të skuadrës.

Në fakt, shigjetat e kritikave ishin kryesisht për Harry Maguire, i cili përfundoi në ‘sy të stuhisë’ së zemërimit dhe zhgënjimit të tifozëve.

Për të qenë të saktë, Mancheter United fillimisht iu anulua një gol i Varanit për shkak të pozicionit të tij jashtë loje, më pas Maguire ndërhyri shumë “butë” ndaj Jay Rodriguez me rastin e shënimit të golit nga ana e kundërshtarit.

Në rrjetet sociale, shumë tifozë të United kanë kërkuar që drejtuesit e klubit t’i hiqnin shiritin e kapitenit të “Djajve të Kuq” mbrojtësit anglez.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport harry maguire ish-mbrojtësi i manchester united kapiteni i manchester united manchester united harry maguire ish-mbrojtësi i manchester united kapiteni i manchester united manchester united

Sondazh

Poll