Aktualitet

‘Iu prishen linjat e trafiqeve’/Porti i Durrësit,Balluku e akuzon,Xhaferri:Kam ca…

10 Shkurt 2022, 10:54 Nga DOSJA
‘Iu prishen linjat e trafiqeve’/Porti i Durrësit,Balluku e

TIRANË– Debati për portin e Durrësit ka kaluar në fyerje dhe ofendime personale mes minisrtres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri. Në debatin e tyre, fillimisht Balluku i ka përmendur me ironi lapsusin e Xhaferrit për “rritjen e cilësisë së diellit” gjatë kohës që ishte ministër i Turizmit, ndërsa ky i fundit nuk e ka pritur mirë, por i ka përmendur që do t’i përmendte disa mbiemra, por kishte një “vijë të kuqe” që e mbante pas. 


PJESË NGA DEBATI MES TYRE: 

Balluku: Kur keni sensibilitetin për ambientin dhe diellin, atëherë duhet të kishit parë në Durrës ndotjen e ndodhur deri më sot në ambient nga bulku dhe nafta.

Xhaferri: E di që jeni në siklet por unë nuk iu ndihmoj dot. Më detyruar ta them. Mua më përmendët diellin, e jam krenar që më mbahet mend vetëm lapsus. Jeni grua dhe ministre, këto të dyja më pengojnë që t’ju etiketoj me buqetën e mbiemrave shumëngjyrshe që e meritoni,

Balluku: Kjo është diçka që ju e bëni gjithë kohën. E kuptoj se keni nevojë të krijoni një perde, tymnajë, për të mbuluar gjithë zullumet e bëra. Do ju prishen linjat e trafiqeve që keni pasur ndër vite, ndaj përdorni emra gjeneralësh, ushtarakësh, që nuk besoj se ju kanë mandatuar juve t’i përmendni. Mendoni se kjo ju krijon kredibitet në popull. I keni marrë ca vota, meqë keni ardhur këtu, por juve ju shqetëson cdo zhvillim për vendin. Çdo projekt i ri që bëhet, për juve është tmerr. Z. Xhaferaj, unë nuk kam as djalë sekser tokash, as vëlla që shet e blen apartamente nëpër Tiranë, sa për mbiemrat që vini ju, as ma ndjen fare, se mua më flet puna. Duhet të keni parasysh se ky vend do të zhvillohet. Gjeni akuza të tjera.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI- Votohet zgjatja e mandatit të Vettingut, interpelancë për Portin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belinda balluku ferdinand xhaferri seance plenare 10 shkurt 2022 belinda balluku ferdinand xhaferri seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll