Aktualitet

“Last game”/ Lojra fati në lokal, Policia aksion në Tiranë, dy pronarët në pranga

10 Shkurt 2022, 12:36 Nga DOSJA
“Last game”/ Lojra fati në lokal, Policia aksion në

TIRANË– Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi kishin përshtatur ambientet e lokaleve në pronësi të tyre, për ushtrimin e lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit “Last game” janë arrestuar:  F. Z., 31 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Loni Ligori” dhe B. S., 21 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Teodor Keko”, të dy banues në Tiranë. Identiteti i tyre është bërë me dije vetëm me iniciale, ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale: “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last game”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas informacioneve të marra në rrugë policore, se dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientet në pronësi të tyre, për ushtrimin e lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last game”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – F. Z., 31 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Loni Ligori” dhe B. S., 21 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Teodor Keko”, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas kishin përshtatur ambientet e lokaleve në pronësi të tyre, për ushtrimin e lojërave të fatit, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të një sistemi shpërndarjeje nëpërmjet aparateve celulare, shkëmbenin adresa që shërbenin për lotari të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni "last game" tirane operacioni "last game" tirane

Sondazh

Poll