Aktualitet

VIDEO/ Elson Marku-Veliajt: Po, unë lëviz me Porsche, do blej Bentley e helikopter!

10 Shkurt 2022, 12:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Elson Marku-Veliajt: Po, unë lëviz me Porsche, do blej Bentley

TIRANË– Vijojnë replikat mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe banorit të lagjes “5 maji” Elson Marku. Ky i fundit, në një prononcim për mediat lexoi një artikull që sipas tij ishte i sponsorizuar nga Veliaj dhe shkruante se ai lëvizte me një makinë luksoze të llojit “Porsche” dhe tha se kjo që ishte e vërtetë, por nuk kishte lidhje me faktin që ai protestonte kundër shembjes së pronave të tij. Me humor shtoi se shumë shpejt do të blejë edhe një ‘Bentley’ e helikopter pasi të ardhurat deklaroi se i ka grumbulluar nga puna në emigracion e jo si Veliaj që sipas tij ka vjedhur taksat e qytetarëve.

Pjesë nga biseda:

Elson Marku: Unë nuk i kam kërkuar kurrë ndihmë Bashkisë Tiranë, Bashkia e Tiranës më ka dërguar njerëz në shtëpi që të bëj propagandë për Partinë Socialiste.

Gazetarja Fiona Çela: Kjo është makina juaj?

Elson Marku: Po ja çfarë shkruan, organizon protestën e “5Majit” dhe lëviz me ‘Porsche’. Është e vërtetë, lëviz me ‘Porsche’, më vonë do të blej dhe një “Bentley” e helikopter. Kam hip që 17 vjeç në skaf dhe kam ikur jashtë vendit për një jetë më të mirë, kështu që kush të ketë një problem personal me mua, të lërë protestën e “5 Majit” sepse nuk ka lidhje, por të merret me mua. Do ta kallëzoj për shpifje Bashkinë Tiranë. Unë nuk kam vjedhur taksat e qytetarëve.

Debati mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Elson Markut ka nisur që në momentin që ky i fundit u shfaq në lagjen “5 Maji” për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Marku kërcënoi se kishte benzinë e kallashnikov e se ishte i gatshmë të përballej me kryebashkiakun Veliaj. Kaq mjaftoi që qytetari numër një i Tiranës ta akuzonte publikisht Markun si një person të inkriminuar që e kishte kërcënuar me jetë duke i vënë dhe nofkën ‘peshkaqen i fajdeve’.

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, Lapraka e Paskuqani para Kuvendit: Kaloni mbi trupat tanë! Rama merr 3

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elson marku erion veliaj protesta 10 shkurt 2022 elson marku erion veliaj protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll