Aktualitet

Vota ‘PRO’! PD me 2 kushte, Basha-deputetëve: Nisim punën për reformat prioritare

10 Shkurt 2022, 08:58 Nga DOSJA
Vota ‘PRO’! PD me 2 kushte, Basha-deputetëve: Nisim punën

TIRANË– Me 2 kushte, Partia Demokratike do të votojë pro votimit për zgjatjen e organeve të Vettingut. Kështu ishte vendimi që u mor ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili startoi në orën 09:00, pak minuta para nisjes së Kuvendit.

Partia Demokratike kërkon që në këmbim të votimin ‘PRO’ shtyrjes së afateve për organet e vetingut të marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Sipas Bashës, këto janë dy reforma themelore për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë si dhe rindarjen territoriale.

Dosja.al ka siguruar fjalën e kryedemokratit brenda mbledhjes. Mësohet se Basha ka thënë se fokusi i tyre janë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke theksuar se duhen konsultime me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për t’i garantuar. Basa kërkon që pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetting-ut, Kuvendi të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD-së.

FJALA E BASHËS BRENDA MBLEDHJES-DREJTUAR DEPUTETËVE:

Sot nisim punën për dy reforma të rëndësishme dhe që janë prioritet për Shqiperine dhe demokracinë, prioritete për PD, reformen zgjedhore dhe atë territoriale. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioriteti ynë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike.

Prioritet i yni është reforma territoriale. Grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të  fuqizuar pushtetin vendor dhe  për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë.

PD ka qenë që prej ditës së parë mbështetëse e reformës në drejtësi. Natyrsisht ndërhyrjet e  mazhorancës për ta vënë në shërbim të saj e kanë dëmtuar atë dhe pasojat po i shohim dhe sot. Pa një drejtësi të fortë, të pastër dhe të pavarur Shqipëria nuk do te këtë progres ekonomik dhe as në rrugën drejt integrimit. PD është kontribuesja më e madhe e procesit të integrimit europian, dhe kurrë nuk do të ndërmarrë ndonjë vendim kundër apo që e dëmton këtë proces. Reforma Zgjedhore, reforma territoriale dhe në drejtësi që ndëshkon korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar, janë prioritete kombetare dhe kontribuojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Sot mbahet seanca parlamentare, ku pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetting-ut, kuvendi do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD-së. Delegacionet e SHBA-së dhe disa shteteve europiane kërkuan dy ditë më parë shtyrjen e afateve të vetting-ut, duke e cilësuar is element të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

LAJMI KRYESOR: Basha mbledh grupin parlamentar! Vettingu, negociatat me Brukselin dhe Uashington

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha me grupin e pd 10 shkurt 2022 lulzim basha basha me grupin e pd 10 shkurt 2022 lulzim basha

Sondazh

Poll