Aktualitet

Zgjatja e Vettingut/ Yuri Kim: Deputetët të lënë mënjanë politikën, ta votojnë

10 Shkurt 2022, 08:54 Nga DOSJA
Zgjatja e Vettingut/ Yuri Kim: Deputetët të lënë

TIRANË– “Shtyrja” e fundit për votimin të zgjatjes së afateve për organet e Vettingut ka ardhur nga SHBA. Sot, pa nisur edhe seanca plenare në Kuvend, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim i ka çuar një sinjal të qartë deputetëve të Kuvendit, më konkretisht opozitës. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Kim kërkon që të gjithë të votojnë pro, duke e cilësuar si një çështje mbipartiake. Madje “sqaron” edhe të tjerët që e kanë cilësuar si hile politike, duke iu referuar pa përmendur ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë. Ne jemi me ju,”-shkruan ambasadorja Kim.

Sot, 94 vota duhen për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandateve për organet e Vettingut. Me 74 vota të sajat, sot maxhoranca kërkon të tjerat nga opozita për ndryshimet që kërkohen me ngulm nga ndërkombëtarët. Prej kohësh ambasadorët kërkojnë zgjatje të afateve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësut e tij kanë dekluar publikisht se do të jenë kundër. 

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike yuri kim zgjatja e afatit per vettingun yuri kim zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll