Aktualitet

Flet për herë të parë babai i Tahirit: S’ka shkelur njeri në kallo, e kam kokën lart

9 Shkurt 2022, 21:03 Nga DOSJA
Flet për herë të parë babai i Tahirit: S’ka shkelur

TIRANË– Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për herë të parë pas dënimit të djalit që sot u transferua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 3.4 vite burg. Në një intervistë për gazetarin Dylber Balla në “5pyetjet.al”, Bashkim Tahiri u shpreh se ndihet keq për dënimin, por që është krenar për djalin, pasi sipas tij, nuk i ka shkelur njeriu në kallo dhe nuk është implikuar në asnjë nga çështje për të cilat iu ngritën dhe akuzat.

“Si çdo prind, ndihem keq. Është fare logjike kjo punë, çdo prindi edhe sikur t’i rrëzohet fëmija në trotuar do të ndihet shumë keq. Kjo ka edhe një gjë pastaj, unë jam me kokën lart, se në fund të fundit, ai ka punuar dhe sakrifikuar shumë, nuk i ka hyrë asnjë njeriu në hak. Nuk ka shkelur njeri në kallo, nuk ka vjedhur njeri, nuk ka vrarë njeri. Absolutisht nuk është marrë me këto veprimtari negative. Kështu që ashtu sikur ndihem keq, ndihem edhe krenar, pasi nuk i kemi bërë keq asnjë njeriu. Dhe aq më tepër që ai ka kontribuar shumë si për PS-në dhe policinë,”- tha ai.

Pas dërgimit në qeli, Bashkim Tahiri tha se ka pasur komunikime me djalin, i cili i ka kërkuar familjes që të ruajnë qetësinë.

“Po, kam komunikuar. Duhet të ruajmë veten që t’i ngremë moralin atij”, tha ai.

Pas dënimit të Saimir Tahirit, socialistët heshtën në media, por disa prej tyre, Bashkim Tahiri tha se e kishin telefonuar.

“Mua më kanë marrë deputetë individualisht,”- shtoi ai.

Tahiri u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënimi iu dha me 4 Shkurt, e që nga ajo ditë, Tahiri ka qëndruar në ambientet e paraburgimit te 313-ta në Tiranë deri më sot, kur u transferua në burgun e Fierit ku dhe do të vuajë dënimin.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri bashkim tahiri\ denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll