Aktualitet

Gjermania gati planin për kthimin e emigrantëve, kryesojnë shqiptarët dhe sirianët

9 Shkurt 2022, 19:45 Nga DOSJA
Gjermania gati planin për kthimin e emigrantëve, kryesojnë

GJERMANI– Qeveria federale do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të hartuar një marrëveshje mes SPD, FDP dhe të Gjelbërve për të nisur një dëbim masiv të të huajve, veçanërisht të kriminelëve dhe të atyre që konsiderohen të rrezikshëm. Mediat gjermane shkruajnë se ende nuk kanë përfunduar diskutimet nuk është vendosur se në dorën e cilës ministri do të lihet kjo ofensivë ‘riatdhesimesh’ por që do të vendoset shumë shpejt.

“Ne po fillojmë një ofensivë riatdhesimi në mënyrë që të zbatojmë në veçanti deportimin e kriminelëve dhe atyre që janë të rrezikshëm,”- shkruajnë mediat gjermane.

Sipas raportimeve, Gjermania në vitin 2021 ka dëbuar 11 mijë e 982 qytetarë të huaj. Në vitin 2020, i cili solli më shumë kufizime për shkak të pandemisë u kryen gjithsej 10 mijë e 800 dëbime. Ndërkohë në vitin 2019 ka pasur 22 mijë e 100 dëbime. Shumica e dëbimeve vitin e kaluar janë kryer me avion kryesisht në Gjeorgji dhe Shqipëri, konkretisht 1 mijë e 116 qytetarë u transportuan me avion në Gjeorgji dhe 908 persona të tjerë drejt vendit tonë. Pas Shqipërisë, vendi me më shumë raste të emigrantëve të huaj që janë deportuar renditet Siria.

Në 470 raste, personat që vinin nga Siria dhe qëndronin ilegalisht në Gjermani u deportuan vitin e kaluar drejt vendeve të tjera në të cilat ata kishin qenë më pare dhe i kishin përdorur si tranzit për të shkuar në Gjermani. Rreth 400 deportime u organizuan për të nxjerrë jashtë vendit emigrantë të huaj nga Turqia apo Kosova. Vendet kryesore me më shumë emigrantë të dëbuar në vitin 2021 përfshinin gjithashtu Serbinë, Pakistanin, Moldavinë dhe Rumaninë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet azilantët shqiptarë gjermani shqiptaret ne gjermani azilantët shqiptarë gjermani shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll