Aktualitet

Prezantimi i Banos në Lushnje, Berisha: Të votojmë ndryshimin për të mirën e qytetit

9 Shkurt 2022, 07:19 Nga DOSJA
Prezantimi i Banos në Lushnje, Berisha: Të votojmë ndryshimin

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në qytetin e Lushnjes ditën e sotme, ku ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak Elton Bano. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se të gjithë qytetarët e Lushnjes por edhe Shqipërisë duhet të votojnë ndryshimin. Me këtë, Berisha bëri thirrje për të votuar për Banon, pasi sipas tij është i vetmi që mund të bëjë ndryshim në Lushnje.

Berisha gjithashtu tha se kandidatët e kryeministrit Edi Rama, por edhe të kryedemokratit Lulzim Basha, nuk janë të duhurit për të drejtuar një bashki, pasi ata janë të shitur. Ish-kryeministri përmendi se Basha i ka dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Edi Ramës, pasi është pengu i tij.

Nga ana tjetër Elton Bano në fjalën e tij përshëndetëse, tha se qyteti i Lushnjës është katandisur në gjendje shumë të keqe. Ai gjithashtu u ndal te zgjedhjet primare që u bënë, duke theksuar këtu se ajo janë modeli për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend, pasi përfaqësojnë vullnetin e demokratëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha: Basha ka vënë vulën dhe logon e PD-së në dispozicion të Ramës

Berisha nga Lushnja: Ndryshimi është i nevojshëm, të votojmë Banon

Kandidati për kryebashkiak: Lushnja është katandisur si mos më keq

(I.A;a.b/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore berisha ne lushnje sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 berisha ne lushnje sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll