Aktualitet

Arrestimi i ish-gjeneralit, Çollaku: Lidhjet me klanet ‘Ndrangheta dhe Sacra Corona

9 Shkurt 2022, 19:21 Nga DOSJA
Arrestimi i ish-gjeneralit, Çollaku: Lidhjet me klanet ‘Ndrangheta

TIRANË– Gazetari Basir Çollaku është shprehur se emrin e ish-gjeneralit të Guardia Di Finanza që u prangos sot në Itali, Fabrizio Lisi e ka përmendur që në vitin 2015. I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Çollaku tha se Lisi është përmendur në denoncimet e ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani për ish-ministrin Saimir Tahiri që në vitin 2015. Gazetari shtoi se ish-gjenerali Lisi dhe ish-ministri Tahiri investoheshin në mënyrë që në Guardia di Finanzia të mos i shkonte asnjë shkresë në lidhje me përfshirjen e oficerëve në trafikun e drogës. Për tokat në Vlorë të marra nga Lisi, Çollaku tha se fillimisht ishte ideja për të bërë shkollë Marine nga një shoqatë, por më pas ndryshoi. Pushteti që kishte ky grup sipas gazetarit arrinin deri tek klanet mafioze ‘Ndrangheta dhe Sacra Corona.

“Unë e kam përmendur emrin e gjeneralit me inicialet F.L (Fabrizio Lisi), në nëntor 2015, për arsye të dokumentacionit që ishim duke punuar nga denoncimi i Dritan Zagani, pra për çështjen e Tahirit, ka përmendur oficeri që bëri kallëzimin. Në atë kohë kam qenë i njohur se çfarë ishte duke ndodhur dhe ku ishte i përfshirë gjenerali. Ka patur hetues italianë në ato kohë në Shqipëri të cilët i kam takuar. Historia e tokës 3 ha në pyllin e sodës ishte ideja për të bërë shkollë Marine nga një shoqatë.Nuk e di çfarë ka ndodhur rrugës. Ishte dhuratë nga njerëz që janë në botën e krimit dhe trafikut. Gjenerali ishte me shumë ndikim. Ka edhe shumë diplomatë të tjerë përfitues në Tiranë dhe vendet bregdetare. Ndikimi i këtyre njerëzve kishte të bënte me njësinë e interforcës në Tiranë, Ana Poxhi dhe Mikele Grillo janë përfshirë edhe në çështjen e Tahirit. Është hetuar herët. Kishin një kërkesë që ka shkuar dy herë, drejtuar Krimeve të Rënda, ku kërkohej të kishte dijeni nëse oficerët ishin të përfshirë në trafik droge. Ndonëse përgjigjia e Interforcës ishte, ata nuk ia përcillnin Romës, qendrës. Dhe këtu ishte edhe ish-ministri i Brendshëm edhe gjenerali të cilët investoheshin. Është historia e IMTSI Catcher më pas, e gjitha histori mafioze e sajuar me interesa të mëdha financiare dhe rrezikshmëria për ta hetuar ka qenë shumë e lartë sepse pushteti që kishte ky grup kishte fije të lidhura në Ndrangheta dhe Sacra Corona,”- tha Çollaku.

Ish-gjenerali Fabrizio Lisi u arrestua sot në Itali. Lisi ka qenë pjesë e Guardia di Finanzia në kohën kur GDF monitoronte territorin shqiptar dhe vendi u mbulua nga kanabisi. Një investigim i RAI 3 zbuloi se ai kishte përfituar përmes lidhjeve politike në Shqipëri 3 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës, ndërsa në dokumentar flitej për lidhje të ngushta me Sekretarin e Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Lajmi kryesor: Arrestohet miku i Agaçit në Itali, ish-gjenerali mori 3 ha tokë në Vlorë (NGJARJA)

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fabrizio lisi basir collaku fabrizio lisi arrestohet fabrizio lisi basir collaku fabrizio lisi

Sondazh

Poll