Aktualitet

Meta e paditi, Kuvendi: Respektojmë heshtjen, por pretendimet e tij s’qëndrojnë

9 Shkurt 2022, 15:22 Nga DOSJA
Meta e paditi, Kuvendi: Respektojmë heshtjen, por pretendimet e tij

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar për herë të parë pasi Presidenti i Shqipërisë e paiditi sot në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtare. Ndër të tjera në reagim, Kuvendi në një njoftim për mediat shprehet se respekton heshtjen dhe nuk mundtë komentojë një çështje që është nën gjykim e sipës nga Gjykata Kushtetuese, referuar kërkesës për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Por, pretendimet e Presidentit për falsifikim, nuk qëndrojnë, sipas Kuvendit.

“Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë. Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim,”- thuhet në reagimin e Kuvendit.

Presidenti Ilir Meta ka depozituar në padi në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK për Kuvendin e Shqipërisë, me akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtarë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, presidenti Meta, e cilësoi manipulimin e pretenduar të dokumentit si një përpjekje për finalizuar një grusht shtetit dhe një rast flagrant që ka tronditur themelet e Republikës së Shqipërisë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta kuvendi i shqiperise shkarkimi i metes 2 ilir meta kuvendi i shqiperise shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll