Aktualitet

Dënimi i Tahirit, Shehi: S’mjaftojnë 3.4 vite, u mbars mali e polli një mi!

9 Shkurt 2022, 20:19 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, Shehi: S’mjaftojnë 3.4 vite, u mbars mali e

TIRANË– Dashamir Shehi mendon se dënimi me 3 vite e 4 muaj i ish-ministri Saimir Tahiri është i pamjaftueshëm. I ftuar në  Radarin Informativ të ABC, Shehi tha se ka mjaft të rinj që gjenden nëpër qeli dhe kanë marrë dënime edhe më të rënda për trafik apo përdorim të lëndëve narkotike. Sipas tij, kanabizimi i vendit u bë nga qeveria me qëllimin që të qarkullonte shumë para në vend e për t’i mbledhur më pas në pak duar. Kreu i LZHK-së tha se pret më shumë nga drejtësia, por sipas tij prokurorët kanë qenë të guximshëm që kanë kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri.

Me zullumet që ka bërë kjo qeveri sërish me duket pak. Por le ta konsiedrojmë një shenjë pozitive që diçka po ndryshon në frontin e drejtësisë. Bugrosja e Tahirit i ka të dyja anët. Quhet pozitive që për herë të parë po dënohet një ministër i Brendshëm, por në situatën që është Shqipëria, ku është mbjellë droga sikur të ishte misër, kjo më duket pak. Kanabizimi i vendit ka qenë politikë e nxitur nga kryeministri për të gjeneruar para dhe që këto ara të grumbulloheshin diku siç janë grumbulluar. Kemi 4-5 mijë vetë nëpër burgje për drogë ku shumica janë përdorues dhe transportues. Kemi të rinj që po rrinë nga 5-6-7 vjet në burg dhe Tahiri del me 3 vite burg. Unë nuk ndjej ndonjë kënaqësi që të shoh njeërëzit në burg, por kjo bie erë. U mbars mali dhe polli një mi. Në presim që drejtësia të pjellë diçka më shumë se sa kaq. Megjithatë po mundohem të shoh anën pozitive dhe të them që ndoshta mund të jetë hapi i parë që të sjellë kurajon e organeve drejtuese. Prokurorët kërkuan 12 vjet dhe kjo është shenjë e mirë”, tha Shehi.

Tahiri u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënimi iu dha me 4 Shkurt, e që nga ajo ditë, Tahiri ka qëndruar në ambientet e paraburgimit te 313-ta në Tiranë deri më sot, kur u transferua në burgun e Fierit ku dhe do të vuajë dënimin.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dashamir shehi denohet saimir tahiri saimir tahiri dashamir shehi denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll