Aktualitet

Trafiku i drogës, shqiptarët lënë Ekuadorit për Panamanë, ‘digjen’ në kufi

9 Shkurt 2022, 20:38 Nga DOSJA
Trafiku i drogës, shqiptarët lënë Ekuadorit për

PANAMA– Pas Ekuadorit dhe vendeve të tjera të Amerikës Latine, shqiptarët kanë tentuar të provojnë edhe Panamanë për të ushtruar aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike. Mediat lokale shkruajnë se policia panameze ka goditur tre raste të trafikut të drogës që vinin nga vinin nga vendet evropiane, rumunë, britanikë dhe midis tyre edhe shqiptarë.

Edhe vetë Ministria e Brendshme e Panamasë ka radhitur në një raport të sajin mbi kriminalitetin në vend disa tentativa nga shqiptarë për tu futur në territorin e vendit.

El uso de dispositivos de lectura biométrica y plataformas de bases de datos, entrelazadas con agencias de seguridad internacional, le ha permitido a los estamentos detectar a extranjeros con nexos terroristas y Narcotráfico: informó la dir. de @migracionpanama @Gozainesamira pic.twitter.com/NiJ6FD7UuV

— Ministerio de Seguridad Pública de Panamá (@MinSegPma) February 8, 2022

Sipas mediave lokale, Panamaja ndryshe nga Ekuadori dhe vendet e tjera të Amerikës Latine, përdor pajisje të avancuara në kufi duke mos lejuar futjen në vend të personave që kanë një të kaluar të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike apo terrorizmin.

Policia panameze ka goditur 72 raste të grupeve të trafikut të drogës, pastrimit të parave e deri tek celulat terroriste. Midis tyre janë evidentuar 38 persona për lidhje me terrorizimin, të cilët tentuan të hynin në vend nga Palestina, Jordania, Iraku, Jemeni, Afganistani, Pakistani dhe Siri Lanka.

Synimi i shqiptarëve apo shtetasve të tjerë është që krahas Ekuadorit të provojnë edhe rrugë të tjera në Amerikën Latine që do tu lehtësojnë transportimin e drogës në Evropë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne ekuador shqiptaret ne panama shqiptaret ne ekuador shqiptaret ne panama

Sondazh

Poll