Aktualitet

Vrasja e taksistit Budlla, dënohen me 37 vite burg dy vëllezërit 

9 Shkurt 2022, 18:30 Nga DOSJA
Vrasja e taksistit Budlla, dënohen me 37 vite burg dy

TIRANË- Dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e taksistit Avdulla Budlla në Rinas janë dënuar me 37 vite burg. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka dënuar dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, për vrasje me paramendim.

Ata e vranë taksistin 71-vjeçar, për një histori që ishte përhapur në fshat mes tij dhe nënës së tyre. Për këtë gjë ata në gjykatë thanë se ishin të rënduar psikologjikisht dhe se thashethemet që fliteshin nëpër fshat ndikuan shumë te gjendja e tyre mendore. Rëndimin psikologjik, vëllezërit e përdorën në gjykatë, si një mënyrë për të ulur dënimin e tyre. 

Abudlla Budlla, 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit,ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Ndaj tij u afrua një mjet tip “Volkswagen”, dhe qëlloi me breshëri disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. Abdulla Budlla ishte një person pa precedent të mëparshëm penal e që njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë dhe shembullor. Por me arrestimin e të dyshuarve kryesore për ngjajren pritet që të mësohet edhe motiv lidhur me vrasjen e tij.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arsil shera avdulla budlla saimir shera arsil shera avdulla budlla saimir shera

Sondazh

Poll