Sport

Ndodh në Turqi: Fernandes telefonohet nga Galatasaray, por përfundon te Besiktas…

9 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA

TURQI – Historia e futbollistit portugez Gedson Fernandes është një nga më interesantet në tregun turk. Ish-mesfushori i Benficas ishte në qendër të një transferimi, që është kthyer në një derbi të ndezur të Stambollit.

Ish-lojtar i Galatasarayt, ku luajti për gjashtë muaj në vitin 2021, mesfushori portugez është kërkuar sërish nga trajneri Fatih Terim.

Paraqitja e mesfushorit në Portugali këtë sezon kishte bërë, që tifozët e Gallatës të ëndërronin rikthimin e portugezit, i cili kishte lënë kujtime shumë të mira.

Edhe vetë Fernandes kishte postuar një imazh në Instagram, me fanellën stërvitore të Galatasarayt. Jashtë planeve të Benfikës (vetëm 4 ndeshje, vetëm një herë titullar) rikthimi i tij në Turqi dukej i natyrshëm, deri në dorëheqjen e Terimit më 10 janar.

Pa “Perandorin” me ndikim dhe të fuqishëm, drejtuesit e Galatasarayt menjëherë e bënë të qartë se nuk ishin të interesuar për lojtarin, duke i bërë rivalët e Besiktasit të nxitojnë për të arritur një marrëveshje me Benfican dhe ta bëjnë të tyrin mesfushorin.

Një surprizë në këtë merkato, e përjetuar shumë keq nga tifozët e Galatës, ku mjafton të shikoni komentet e egra ndaj Burak Elmas, presidentit aktual të klubit…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport galatasaray të fatih terim gedson fernandes ish-mesfushori i benficas mesfushori i benficas rivalët e besiktasit tifozët e gallatës trajneri fatih terim galatasaray të fatih terim gedson fernandes ish-mesfushori i benficas mesfushori i benficas rivalët e besiktasit tifozët e gallatës trajneri fatih terim

Sondazh

Poll