Politike

VD-Shkarkimi i Rekës/ Biba: S’kishte tagër, uzurpoi zyrën për intervistë

9 Shkurt 2022, 12:15 Nga DOSJA
VD-Shkarkimi i Rekës/ Biba: S’kishte tagër, uzurpoi zyrën

TIRANË– Për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore, Indrit Rekës u fol ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë. Kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba tha se Reka nuk kishte tagerin për të t’iu drejtuar medias, e se uzurpoi zyrën kur dha intervistën.


“Zotëria edhe pse është paraqitur në media si drejtor i kabinetit të kryetare së Autoritetit të Konkurrencës, prej më shumë se sa një viti ka qenë në statusit drejtorit juridik pa asnjë kompetencë për të përfaqësuar institucioni në marrëdhënie me media, ka një zëdhënës një kryetar dhe në këtë kontekst zotëria nuk ka pasur tagerin për t’iu drejtuar media. Intervista është dhënë nga zyra e kryetarit, është ulur në karrigen ku ulem unë. Kam tendencë t’i besoj koleges, ka uzurpuar zyrën për të dhënë opinionet e tij, janë disinformuese, nuk ka qenë as në grupin e punës dhe as që ka shkruar dokumentin, ky zotëri ka qenë një nga personat më pak të informuar lidhur me këtë çështje, ndërkohë që nuk kishte një vendim, zotëria ka dalë dhe ka dhënë opinionin e tij, respektoj mendimin e tij dhe mediat që i ka keqpërdorur, ka gënjyer, nuk qëndron se kemi pranuar raportin dhe më pas kemi ndryshuar qëndrim. Ka qenë disinformim publik për të cenuar imazhin e institucionit, prandaj zotëria është penalizuar nga sekretariati, janë respektuar procedurat. Është si një nga Këshilltarët të dalë në media dhe të jap mendimin e tij në emër tuaj. Është Këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm”, tha Biba.

Indrit Reka u shkarkua nga detyra pasi rrëfeu për mediat se si pesë kompani kishin monopolizuar tregun e miellit dhe megjithatë ato arritën t’i shpëtonin gjobës prej 5 milionë euro falë votës së tre anëtarëve të “Konkurrencës”, të cilët deklaruan se nuk ka prova të mjaftueshme që rritja e çmimit të bukës të jetë bërë nga importuesit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike denar biba indrit reka komisioni i ekonomise 9 shkurt 2022 denar biba indrit reka komisioni i ekonomise 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll