Politike

VD-Ekstradimet/ Alibeaj: Pse nuk i kërkuat në këmbim Spanjës njohjen e Kosovës

9 Shkurt 2022, 10:56 Nga DOSJA
VD-Ekstradimet/ Alibeaj: Pse nuk i kërkuat në këmbim Spanjës

TIRANË– Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kritikuar qeverinë shqiptare për sjelljet e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në Komisionin e Sigurisë, ditën e sotme u diskutua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”. Alibeaj deklaroi se qeveria shqiptare ka detyrim moral që të kërkojë nga Spanja njohjen e Kosovës.


‘A nuk ishte detyrim moral, i shtetit shqiptar, teksa i bënte ketë favor Spanjës, t’i kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu negociohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ne pranojmë këtë pjesë por kemi detyrimin moral të kërkojmë njohjen e Kosovës.’-tha Alibeaj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni i sigurise enkelejd alibeaj komisioni i sigurise

Sondazh

Poll