Politike

Shkarkimi i Metës/Shehi: Lëvizje politike, Rama bën presion mbi Gjykatën Kushtetuese

9 Shkurt 2022, 13:25 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/Shehi: Lëvizje politike, Rama bën presion mbi

TIRANË– Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, tha se procesi i shkarkimit të presidentit Ilir Meta, është një nismë krejtësisht politike e socialistëve, me të cilën duan të tregojnë se janë më të fortë se kundërshtarët e tyre.

“Komisioni Hetimor, shkarkimi i Presidentit, është lëvizje politike. Unë po mbroj institucionin, jo Ilir Metën. Ka pasur dhe të tjerë që janë sulmuar në mënyrë të rëndë nga mazhoranca. Janë histori të kota që nuk kanë impakt. Ne pas tre muajsh zgjedhim presidentin e ri dhe bëjmë këtë sherr në sytë e botës. Ata kanë të drejtë të thonë “këta nuk janë të zotë të bëjnë shtet”. Ky kryeministër, sikur nuk i mjafton gjithë ky pushtet, vazhdon me këmbëngulje të rrënojë institucionin që e sheh si kundërshtar, me numrat e Parlamentit, presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Qytetari i thjeshtë thotë “ky është i fortë, i qëroi këto. Ky e ka në dorë”. Prodhon ide nga ato të kohës së Enver Hoxhës”, tha Shehi i ftuar në “Dita jonë”, në A2 CNN.

“A ka presidenti gjynahet e veta, a mund të ketë tejkaluar limitet e detyrës? Sigurisht që po. Por nuk është kjo e mjaftueshme për të krijuar një precedent kaq të rrezikshëm. Të gjithë popujt normal i ruajnë institucionet e veta, qoftë edhe formalisht”, vijoi ai.

Shehi pranoi se presidenti i radhës, sigurisht që nuk mund të bëjë dot si Meta.

“Këta që bëjnë zhurmë sot e kanë vënë vetë Metën. Nëse largojmë këtë zotëri, ai që vjen pas tij do të jetë gjysmë-president. Sepse roli i tij është demoluar me vite. Që nga ana Kushtetuese, nga zgjedhja me 2/3-at, presidenti u bë nëpunës i thjeshtë i Partisë. Meta prishi rregullin, sepse ishte edhe oficer, edhe ushtar i partisë së vet. Dhe përfunduam te Meta, që është thuajse një president partiak, kuptohet i partisë së vet. Kemi 10 vite që zgjedhim president nga 40 vjeç. Presidenti supozohet që është një njeri i urtë. Këtu të gjithë presidentët e Shqipërisë janë marrë me politikë në mënyrë agresive, sepse vijnë nga një funksion shumë i lartë”.

Marre nga A2Cnn

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dash shehu ilir meta dash shehu ilir meta

Sondazh

Poll